Ndërlidhjet

Feith përgëzon Kosovën


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith e përgëzoi sot popullin e Republikës së Kosovës për përvjetorin e katërt të Shpalljes së Pavarësisë.

“Derisa i festojmë arritjet dhe progresin e konsiderueshëm të Kosovës si shtet i pavarur, ne gjithashtu e rikujtojmë sfidën e vazhdueshme për Kosovën dhe udhëheqësit e saj për ta bërë këtë vend një shtëpi të vërtetë për të gjithë qytetarët, si dhe për të dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj të ardhmes brenda këtij vendi të qytetarëve në veri. Ne, si bashkëpunëtorët dhe miqtë tuaj ndërkombëtarë, presim që ta shohim Kosovën të bëjë progres në të gjitha fushat e reformave dhe qeverisjes së mire”, thuhet në mesazhin e urimit të Piter Feith.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbështetjes dhe këshillimit të institucioneve të Kosovës gjatë këtij viti, me qëllimin eventual të përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur,” thuhet në urim.
XS
SM
MD
LG