Ndërlidhjet

logo-print

Bërns të shtunën në Graçanicë


Uilliam Bërns

Uilliam Bërns

Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Uilliam Bërns, do të vizitojë Graçanicën të shtunën, më 18 shkurt.

Përmes një njoftimi për media, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se
zëvendës Sekretari Bërns takon peshkopin Teodosije në Manastirin e Graçanicës dhe do të zhvillojë një vizitë të shkurtër në kishë.

Ai po ashtu do të takojë kryetarin e komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq, kryetarin e e komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, kryetarin e e komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq, kryetarin e e komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, kryetarin e e komunës së Parteshit, Nenad Cvetkoviq, dhe kryesuesen a ekipit koumunal përgatitor për Mitrovicën Veriore, Adrijana Hoxhiq.

Të gjithë këta janë kryetarë komunash të dalë nga zgjedhjet e organizuara nga institutcionet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG