Ndërlidhjet

logo-print

Bjellorusia ta heqë dënimin me vdekje


Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që dënon dënimin me vdekje në Bjellorusi dhe i kërkon vendit që të miratojë një moratorium në lidhje me këtë praktikë.

Ligjvënësit e BE-së, që u takuan në Strasburg i kërkuan po ashtu regjimit bjellorus që t’i falë Dmitri Kanavalaun dhe Ulaxhislau Kavalioun, të dënuar me vdekje në muajin nëntor në akuzat se kanë thurur komplot për shpërthimin në një metro në Minsk, nga i cili mbetën të vdekur 15 persona në muajin prill të vitit të kaluar.

Teksti po ashtu i bën thirrje autoriteteve të Bjellorusisë që të “kryejnë një hetim të plotë, korrekt dhe të pavarur” në lidhje me shpërthimin.

Po ashtu u kërkua që të lirohen të gjithë të burgosurit politikë pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2010, në të cilat presidenti Aleksandër Lukashenka u rizgjodh, përfshirë ish kandidatët presidencialë Mikalej Statkeviq dhe Andrej Sanikau dhe mbrojtësin e shquar të të drejtave të njeriut Ales Bjaljatskin.
XS
SM
MD
LG