Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviq: Ende nuk ka datë


Borko Stefanoviq

Borko Stefanoviq

Shefi i ekipit serb të bisedimeve Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se data e vazhdimit të bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Baogradit nuk është caktuar ende, edhe pse zëdhënësja e kryediplomates evropiane, Maja Kocijanciq, tha të enjten se raundi i ri do të mbahet më 21 shkurt.

Megjithatë ai ka thënë se pala serbe është e gatshme për dialog në çdo kohë.

“Në dialog do të vendoset për përfaqësimin rajonal të Prishtinës dhe kjo duhet të jetë temë kryesore e këtij raundi. Do të bisedojmë edhe për marrëveshjet e arritura deri më tash. Ne jemi të gatshëm dhe kemi dhënë disa vendime konkrete, që të gjitha janë kreative dhe në përputhje me rezolutën 12 44”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Nëse mbahet më 21 shkurt, do të jetë raundi i parë i dialogut për këtë vit, pasi që takimi i fundit ishte në dhjetor të vitit të kaluar, para se të diskutohej nga Këshilli I Ministrave çështja e dhënies së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE shtetit serb.

Zyrtarët në BE pohojnë se nuk janë as pesimistë e as optimistë për marrëveshjen për temën kryesore- bashkëpunimin rajonal, përkatësisht mënyrën se si Kosova do të paraqitet në nismat rajonale dhe se si do t’i përmendet emri i Kosovës në dokumentet e këtyre nismave.
XS
SM
MD
LG