Ndërlidhjet

Pesë qytete në garë për Olimpiadën 2020


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik tha se 5 qytete garojnë për të organizuar Lojërat Olimpike 2020.

Tokio, Madridi, Stambolli, Doha dhe Baku kanë dorëzuar aplikacionet me kohë.
Komiteti që do të votojë për organizatorin në shtator të 2013-ës tha se grupi mund të tkurret pasi që në muajin maj të shqyrtohen në detaje dosjet e secilit kandidat.

Roma po ashtu ka qenë e interesuar, por oferta e saj është rrëzuar, pasi që kryeministri italian Mario Monti ka refuzuar të ofrojë garanci financiare.
XS
SM
MD
LG