Ndërlidhjet

logo-print

Al Kaida prapa sulmeve të fundit në Siri?


Homs, Siri, 15 shkurt 2012

Homs, Siri, 15 shkurt 2012

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së tha se dega e Al Kaidës në Irak ka të ngjarë të qëndrojë prapa serisë së shpërthimeve të fundit kundër regjimit sirian.

Xhejms Klaper i tha Komitetit për Shërbime Ushtarake të Senatit se shpërthimet kundër caqeve të sigurisë dhe atyre qeveritare në Damask dhe Alepo kanë “tiparet dalluese të sulmeve të Al Kaidës”.

Ai shtoi se Al Kaida mund të jetë infiltruar në grupet opozitare, pa qenë në dijeni këto të fundit.

Klaper tha se mungesa e një grupi të unifikuar opozitar mund të lë një vakuum të pushtetit, të cilin mund ta mbushin ekstremistët, po që se bie qeveria siriane, një zhvillim ky që është cilësuar si shqetësues, pasi që Siria ka një rrjet të gjerë të armëve kimike.

Komentet e Klaperit vijnë pas një video incizimi të liderit të Al Kaidës, në të cilin ai u kërkoi myslimanëve që të mbështesin kryengritësit rebelë.
XS
SM
MD
LG