Ndërlidhjet

logo-print

SHBA me sanksione të reja ndaj Iranit


Flamur iranian

Flamur iranian

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës së Iranit, duke thënë se ajo po mbështet terrorizmin dhe është përgjegjëse për abuzimin me të drejtat e njeriut ndaj popullit iranian dhe se po e ndihmon qeverinë siriane në aksionet kundër protestuesve anti-qeveritarë.

Departamenti Amerikan i Thesarit shpalli sanksionet, të cilat ndalojnë qytetarët amerikanë, që të kryejnë ndonjë transaksion me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë dhe bllokojnë asetet pronësore të kësaj ministrie në SHBA.

Departamenti i Thesarit tha se Ministria e Inteligjencës po luan “një rol qendror” në represionin në Iran, mbështet qeverinë siriane, dhe është përgjegjëse për ndihmën që po i jep grupeve terroriste si Al Kaida në Irak, Hezbollahu dhe Hamasi.
XS
SM
MD
LG