Ndërlidhjet

Të shtëna në ndërtesë të FBI-së


Logo e FBI-së

Logo e FBI-së

FBI tha se një agjent i imigracionit ka qëlluar dhe ka plagosur një agjent tjerër, ndërsa pastaj është vrarë nga kolegu i tretë në një ndërtesë federale, njofton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Agjenti special i FBI-së Stiven Martinez tha se të shtënat kanë ndodhur të enjten në 17 e 30 sipas kohës lokale.

Më herët ka pasur raporte kundërthënëse rreth numrit të nejrëzve që ishin qëlluar apo vrarë.

Martinez, sipas AP-së, e karakterizoi incidentin si një rast të dhunës në vendin e punës ku ishin të përfshirë dy agjentë federalë.

Ai tha se njëri agjent kishtë qëlluar disa herë në agjentin tjetër, duke e plagosur.

Në këtë pikë, agjenti tjetër ka intervenuar duke gjuajtur, me çka ka rezultuar në vdekjen e sulmuesit.
XS
SM
MD
LG