Ndërlidhjet

Kapet trafikanti i drogës, fluturonte afër Obamës


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një aeroplan i vogël që po transportonte marihuanë është detyruar të aterojë afër Los Angjelosit, pasi që piloti hyri në hapësirën e njëjtë ajrore me helikopterin Marine One, në të cilin gjendej presidenti amerikan Barak Obama.

Çesna, një lloj i aeroplanit të vogël, fluturoi në të njëjtën hapësirë ajrore, çka bëri që ushtria të dërgojë dy luftarakë F-16 për ta ndaluar.

Aeroplanët luftarakë e detyruan aeroplanin që të aterojë në aeroportin Long Beach, ku policia po priste, për ta marrë në pyetje pilotin.

Ai i tha policisë se kishte fluturuar aksidentalisht afër helikopterit që po bartte Obamën, por pas kontrollimit në aeroplanin e u zbuluan 18 kilogramë marihuanë.
XS
SM
MD
LG