Ndërlidhjet

"Problemet në Iran vijnë nga të huajt"


Mahmud Ahmedinexhad, president i Iranit
Mahmud Ahmedinexhad, president i Iranit
Presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad tha se të “gjitha problemet” në Repubikën Islamike janë rezultat i ndërhyrjes së të huajve.

Ai i bëri këto komente në Islamabad të Pakistanit, ku ka zhvilluar takime me homologët nga Pakistani dhe Afganistani.

Me qëllim të promovimit të “qëllimeve dhe ambicieve” të tyre, Ahmedinexhad tha se, fuqitë e huaja ”nuk dëshirojnë ta lejojnë kombin tonë të zhvillohet.”

Ai nuk identifikoi fuqitë e jashtme.

Komentet e tij vijnë pas një seri sanksionesh, përfshirë embargon e naftës nga Bashkimi Evropian, embargo kjo e vendosur nga shtetet perëndimore dhe Këshilli i Sigurimit për shkak të programit të tij bërthamor.

Irani mohon se është duke u përpjekur të krijojë armë bërthamore dhe thotë se programi atomik ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG