Ndërlidhjet

DPA: Pritet dorëheqja e presidentit gjerman


Kristian Vulf, president i Gjermanisë

Kristian Vulf, president i Gjermanisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka anuluar vizitën e planifikuar në Romë, meqë ka indikacione se presidenti Kristian Vulf mund të japë dorëhqje, njofton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Sipas agjencisë, burimet e afërta me presidentin thanë të premten se ai do të paraqesë dorëheqjen në një konferencë për gazetarë para mesditës.

Kjo për shkak të rritjes së pretendimeve se ai është përfshirë në afera korruptive.

Prokurorët publikë kanë kërkuar që atij t’i hiqet imuniteti, për shkak se ka pranuar të mira nga miqtë e tij të pasur në kohën sa ishte kryeminstër i Saksonisë së Ulët.

Merkel njoftohet se do të japë një deklaratë të veçnatë pas bërjes publike të dorëheqjes.
XS
SM
MD
LG