Ndërlidhjet

Presidenti afgan Hamid Karzai akuzoi SHBA-të se po e injorojnë qeverinë e tij nga bisedimet me militantët talibanë.

“SHBA nuk mund të mbajë biseidme të tilla unilaterale”, ka thënë Karzai në Islamabad ku po merr pjesë në një samit me liderët e Pakistanit dhe Iranit.

Ai citohet nga televizioni Geo të ketë thënë se qeveria agane është ajo që duhet të vendosë për bisedimet me talibanët.

Qeveria e tij në mënyrë të vazhdueshme ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me bisedimet direkte të SHBA-së me talibanët.

Nga ana tjetër, militantët nuk kanë dashur të flasin me të, duke e quajtur “kukull amerikane”.
XS
SM
MD
LG