Ndërlidhjet

Uganda njeh pavarësinë e Kosovës


Në përvjetorin e katër Kosova ka marrë si dhuratë edhe një njohje.

Kosovën si shtet e ka njohur shteti i Ugandës, duke e çuar kështu numrin e njohjeve në 88.

Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, nga kabineti i zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli.

Ky shtet gjendet në Afrikën Lindore dhe ka një popullatë prej 32.4 milion banorësh.

Në vitin 1962, Uganda u pavarësua nga Britania.
XS
SM
MD
LG