Ndërlidhjet

logo-print

Opozita: Forcat qeveritare në Siri i kanë intensifikuar sulmet


Sulmi me predha në një lagje në Homs

Sulmi me predha në një lagje në Homs

Opozita në Siri thotë se forcat qeveritare i kanë intensifikuar bombardimet në provincën kryengritëse Homs, pas miratimit të rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që i bënë thirrje presidentit Bashar al-Asad, të tërhiqet.

Sulmi me bomba të premten vonë ishte përshkruar si më i fuqishmi në këtë rajon, në dy javët e kaluara.

Konfirmimi i pavarur i këtij informacioni nuk është i mundshëm për shkak të kufizimeve të qeverisë së Sirisë në raportime.

Aktivistët në Siri thonë se më se 6 mijë njerëz janë vrarë gjatë 11 mujave të kryengritjes kundër regjimit.
XS
SM
MD
LG