Ndërlidhjet

Gjermani: Merkel shprehë keqardhje për dorëheqjen e Vulfit


Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, sot ka shprehur keqardhje për dorëheqjen e presidentit, Kristian Vulf.

“E kam marrë njoftimin për deklaratën e presidentit me respekt të madh dhe personalisht me keqardhje të thellë”, tha Angela Merkel në konferencën për shtyp në Berlin.

Ajo e ka anuluar një udhëtim të planifikuar për në Itali.

Zonja Merkel ka shfaqur dëshirën për të zhvilluar bisedime me partitë politike në mënyrë që të mund të arrihet konsensusi për propozimin për president të ardhshëm të Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG