Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – 21 të vrarë


Një i ri qëndron pranë murit ku shihen gjurmët e shpërthimit

Një i ri qëndron pranë murit ku shihen gjurmët e shpërthimit

Zyrtarët e Pakistanit thonë se së paku 21 vetë janë vrarë sot nga një sulm vetëvrasës, afër një xhamie shiite, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.

Sipas tyre, sulmuesi e ka goditur një treg afër xhamisë në Paraçinar, afër kufirit me Afganistanin.

Raportohet se dhjetëra të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike nga eksplodimi, që ndodhi pas Faljes ë Xhumasë.

Agjencitë e lajmeve e kanë cituar një pjesëtar të grupit të talibanëve sunitë pakistanez se ky grup e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe ka thënë se shiitët ishin në shënjestër për shkak të aksioneve kundër talibanëve.
XS
SM
MD
LG