Ndërlidhjet

SHBA: Obama ka mbledhur 29 milionë dollarë për fushatë


Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama

Pjesëtarët e fushatës për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Barak Obama, thonë se ai gjatë muajit janar ka mbledhur 29,1 milionë dollarë, për fushatën e tij dhe për aleatët e tij në Partinë Demokratike.

Donacionet janë mbledhur derisa demokratët po përgatiten për intensifikimin e fushatës kundër rivalëve republikanë, para zgjedhjeve të nëntorit për president dhe kongres.

Në një deklaratë në Tvitter, fushata e Obamës tha se 98% e donacioneve individuale të muajit janar ishin 250 dollarë ose më pak.

Obama dhe demokratët e tjerë, kanë mbledhur më se 68 milionë dollarë në tre muajt e fundit të vititi 2011.

Nga ana tjetër, fushata e kandidatit për nomimin republikan për zgjedhjet presidenciale, Mit Romni, tha se ai ka mbledhur 24 milionë dollarë gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG