Ndërlidhjet

Jerusalem: Irani dhe Hezbollahu – komplot kundër Izraelit


Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu

Byroja kundër-terrorizmit e Izraelit ka thënë sot se Irani dhe aleati i tij, lëvizja shiite libaneze Hezbollah, po bëjnë komplot kundër Izraelit dhe hebrenjëve në mbarë botën.

Këto komente u bënë pas një vargu të sulmeve aktuale dhe përpjekjeve për sulme kundër diplomatëve izraelitë në Indi, Gjeorgji dhe Tajlandë.

Në kumtesën e sotme, byroja u ka tërhequr vërejtjen izraelitëve jashtë Izraelit, që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë udhëzimet lokale të sigurisë.

Në një shpërthim në makinën e Ambasadës izraelite në Nju Delhi të Indisë, të hënën e kaluar, u plagos bashkëshortja e një diplomati.

Përpjekje për sulme me bomba kundër diplomatëve izraelitë, këtë javë, ka pasur edhe në Gjeorgji dhe Tajlandë.

Izraeli e ka fajësuar Iranin dhe Hezbollahun për këto incidente.

Por, Irani dhe Hezbollahu i kanë hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG