Ndërlidhjet

Shqipëri: Një rrugë në Tiranë e merr emrin “Ibrahim Rugova”


Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë
Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë
Me rastin e manifestimeve në shënim të katërvjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot një rruge në Tiranë iu dha emri “Ibrahim Rugova”.

Me këtë rast, në Bashkinë e Tiranës ishte mysafir kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili e cilësoi datën 17 shkurt 2008, si ditën më të ndritur për shqiptarët, ndërsa vlerësoi lartë personalitetin e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Ibrahim Rugova është arkitekti i Kosovës së pavarur” tha Berisha dhe shtoi se “sot nderojmë kujtimin e presidentit Rugova me këtë rrugë, sot ditën më të ndritshme në tërë historinë e shqiptarëve, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua mbi gjakun dhe jetën e flijuar të mijëra shqiptarëve, e cila u arrit me forcën e triumfit të Ibrahim Rugovës”.

Mëtutje, Berisha foli edhe për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, duke thënë se shqiptarët e shënojnë këtë datë më krenar dhe më të sigurt për të ardhmen.
XS
SM
MD
LG