Ndërlidhjet

Alpe: Princi i Holandës lëndohet nga orteku


Terrene skijimi

Terrene skijimi

Princi i Holandës, Johan Friso, djali më i ri i Mbretëreshes Beatriks, është në gjendje serioze, por stabile, në një spital në Austri, pasi ishte lënduar nga orteku i borës, gjatë skijimit në Alpe.

Qeveria e Holandës e ka konfirmuar lëndimin dhe tha se jeta e princit “mbetet në rrezik”.

Raportohet se princi 43 vjeçar, i ka kaluar 15 minuta i bllokuar nën borë dhe ishte evakuuar nga një helikopter, me të cilin ishte dërguar në spital.
XS
SM
MD
LG