Ndërlidhjet

Uashington: Hillari Klinton u takua me Kethrin Eshton


Hillari Klinton dhe Kethrin Eshton në konferencën për gazetarë në Uashington
Hillari Klinton dhe Kethrin Eshton në konferencën për gazetarë në Uashington
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, u takua sot në Uashington, me shefen e politikës së jashtme të Bashkimti Evropian, Kethrin Eshton, me ç’rast u diskutua edhe për Iranin.

Zonja Klinton, në konferencën për gazetarë, së bashku me zonjën Eshton, theksoi se përgjigjja e Iranit, ndaj fuqive kryesore duket se e pranon se çfarëdo bisedash, duhet të fillojnë me diskutimet për programin atomik të Iranit.

Ajo mëtutje u shpreh se nëse bisedat vazhdojnë, fuqitë krysore, Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të jenë të sigurta se Irani do të ulet në tryezë i gatshëm të bisedoj derisa të arrihet bashkëpunimi i tij me obligimet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Kethrin Eshton tha se është “e kujdesshme dhe optimiste” lidhur me mundësinë e kthimit të Iranit për bisedime me fuqitë botërore.

“Ekziston mundësia potenciale që Irani mund të jetë i gatshëm për t’i filluar bisedimet”, tha Eshton, dhe shtoi se “jam e kujdesshme dhe optimiste në të njejtën kohë për këtë” çështje.
XS
SM
MD
LG