Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 18 shkurtin në vite…


Shkretëtira e Saharës
Shkretëtira e Saharës

1979 – Bie borë në shkretëtirën e Saharës, për herë të parë dhe të vetmen në histori.

1873 – Vasil Levski, lider revolucionar i Bullgarisë, ekzekutohet me varje në Sofje nga autoritetet osmane.

1901 – Uinston Çërçill mban fjalimin e parë para Dhomës së Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe.

1913 – Raymond Poincaré zgjidhet president i Francës.

1929 – Shpallen çmimet e para për filmat dhe aktorët më të mirë në “Academy Awards”.

1930 – Duke i studiuar fotografitë e bëra në muajin janar, Klyde Tombau zbulon Plutonin.

1965 – Gambia fiton pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

1983 – Trembëdhjetë persona vdesin dhe një tjetër lëndohet rëndë në masakrën Uah Mee në Sietëll, Uashington. Kjo ishte njëra prej vrasjeve më masive me motive plaçkitjeje në historinë e SHBA-së.

2003 – Rreth 200 persona vdesin në zjarrin që shpërtheu në hekurudhën Daegu në Korenë Jugore.

2004 – Më se 295 persona, në mesin e të cilëve edhe 200 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit, vdesin në afërsi të Neyshaburit në Iran, kur një tren i shpejtë që bartte sulfur, benzinë dhe plehra përfshihet nga zjarri dhe shpërthen.(z.p.)
XS
SM
MD
LG