Ndërlidhjet

Kapen 6 trilionë dollarë nga bonot e rreme


Ilustrim

Ilustrim

Prokurorët italianë thonë se autoritetet zvicerane kanë konfiskuar rreth 6 trilionë dollarë bono të falsifikuara të Thesarit të SHBA-së në Zvicër.

Në operacionin e përbashkët italiano-zviceran, janë arrestuar tetë persona që akuzohen për mashtrime ndër-kufitare dhe krime të tjera financiare.

Letrat e rreme me vlerë, të cilat llogariten të jenë më shumë se një e treta e borxhit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, u konfiskuan në janar nga një kompani zvicerane e besimit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Romë ka përgëzuar Italinë për operacionin e suksesshëm. Në shtatorin e kaluar, policia italiane ka kapur 116 miliardë dollarë bono të falsifikuara në Aeroportin e Milanos.
XS
SM
MD
LG