Ndërlidhjet

logo-print

Irani mund të nxisë “garë bërthamore”


Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg.

Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg.

Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, ka thënë se Irani po bën përpjekje të zhvillojë armë bërthamore dhe nëse ka sukses, sipas tij, Republika Islamike do të nxiste garë bërthamore në Lindjen e Mesme.

Një gjë e tillë do të kishte efekte destabilizuese dhe do të kërcënonte një tjetër Luftë të Ftohtë në Lindjen e Mesme, ka thënë Hejg duke folur për gazetën “Daily Telegraph”.

Sipas kryediplomatit britanik, “kjo do të ishte një fatkeqësi për çështjet botërore”.

Komentet e tij vijnë në kohën kur Irani po përballet me presion në rritje të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me aktivitetin e tij bërthamor.

Perëndimi druan se Teherani ka për qëllim krijimin e armëve atomike, për çfarë ka miratuar edhe një sërë sanksionesh që godasin industrinë e tij të naftës, ashtu si edhe Bankën Qendrore.

Por, Republika Islamike këmbëngul se programi i saj bërthamor ka qëllime civile paqësore, e madje edhe trajtimin e kancerit.
XS
SM
MD
LG