Ndërlidhjet

Bërns në Kosovë


Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliem Bërns.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliem Bërns.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliem Bërns, do të qëndrojë sot në Kosovë, ku do të zhvillojë një varg takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve kosovare.

Në kuadër të vizitës së tij në vend, është parashikuar të mbahet një takim me presidentën e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrin, Hashim Thaçi.

Ky i fundit, sipas një njoftimi të qeverisë, pritet të marrë pjesë edhe në nënshkrimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave (SOFA). Marrëveshja thuhet se do të nënshkruhet nga zoti Bërns dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Mësohet se gjatë së shtunës, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë edhe komunën e banuar me shumicë serbe - Graçanicën, ku do të zhvillojë një takim me Peshkopin Teodosije në Manastirin e këtij qyteti.

Vizita e zëvendëssekretarit amerikan vjen një ditë pas katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në prag të raundit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd.

Megjithatë, nuk dihet ende se për cilat tema do të diskutohet në takimet që Bërns do t’i zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
XS
SM
MD
LG