Ndërlidhjet

Ligjvënësit amerikanë mbështesin Baluçistanin


Kongresisti amerikan, Dana Rohrabaher.

Kongresisti amerikan, Dana Rohrabaher.

Kongresisti amerikan, Dana Rohrabaher, ka paraqitur para Kongresit draft-ligjin që i lejon Baluçistanit të drejtën për vetëvendosje.

Draft-igji, i sponsorizuar nga Rohrabaher dhe dy republikanë të tjerë, thotë se “populli baluç ka të drejtë për vetëvendosje dhe për vendin e tij sovran”.

Rohrabaher, i cili ka bërë thirrje për ndërprejen e ndihmës amerikane për Pakistanin - pasi komandot e SHBA-së kanë gjetur dhe vrarë kryeterroristin Osama bin Laden në Abotabad të shtetit pakistanez - ka thënë se “diskriminimi politik dhe etnik i Baluçistanit është tragjik dhe bëhet më shumë i tillë, pasi Amerika financon dhe i shet armë shtypësit të tij, Pakistanit”.

Në Islamabad ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme, duke thënë se “propozimi tregon mungesë respekti për praktikat dhe normat ndërkombëtare”.

Territori i Baluçistanit shtrihet përgjatë Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit, por që nga viti 2004 separatistët baluçë kanë zhvilluar një fushatë të dhunshme në pjesën e Pakistanit, duke kërkuar pavarësi nga Islamabadi.
XS
SM
MD
LG