Ndërlidhjet

Sot varroset Uitni Hjuston


Nju Xhërsi: Nderime për këngëtaren e ndjerë.

Nju Xhërsi: Nderime për këngëtaren e ndjerë.

Këngëtarja e njohur amerikane, Uitni Hjuston, e cila një javë më parë është gjetur e vdekur në Llos Angjelles, do të varroset sot në vendlindjen e saj - Nju Xhërsi.

Siç raportojnë mediat amerikane, funerali do të kryhet në kishën baptiste “Shpresa e Re”, ku ikona e popit ka kënduar si fëmijë.

Në ceremonial do të këndojë Stivi Uonder dhe mbretërsha e solit, Areta Frenklin, e cila ka qenë mikeshë dhe nune e këngëtares së vdekur.

Dyzetetetëvjeçarja vdiq të shtunën e kaluar në një hotel në Beverli Hills, vetëm disa orë para se të paraqitej për një performansë si parapërgatitje për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Hjuston arriti famën gjatë viteve ’80 dhe ’90 me hitet si: "Greatest Love of All" dhe “I Will Always Love You".

Ajo ka luftuar për vite të tëra varësinë ndaj drogës.

Në funeral mësohet se do të marrin pjesë vetëm njerëz me ftesa, pasi familja ka insistuar në privatësi.
XS
SM
MD
LG