Ndërlidhjet

Forcat siriane sulmojnë funeralin e protestuesve


Ilustrim me pamje nga bombardimet në Homs.
Ilustrim me pamje nga bombardimet në Homs.
Aktivistët sirianë thonë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj një turme njerëzish, të mbledhur për funeralin e demonstruesve të vrarë në rrethinë të Damaskut.

Sipas aktivistëve “bëhet fjalë për disa viktima në mesin e mijëra pjesëmarrësve në ceremonialin e varrimit”.

Të premten janë vrarë katër njerëz kur forcat e sigurisë kanë qëlluar protestuesit në lagjet e kryeqytetit, përderisa edhe Homsi ka vazhduar të jetë skenë e bombardimeve.

Protestat anti-qeveritare kanë përfshirë Sirinë që nga marsi i vitit të kaluar dhe, deri më tash, kanë rezultuar me mijëra të vrarë.
XS
SM
MD
LG