Ndërlidhjet

Mbështetje masive për Putinin


Në mështetje të Putinit...
Në mështetje të Putinit...
Më shumë se dy javë para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, në lindje të vendit po zhvillohen mitingje masive në mbështetje të Vladimir Putinit.

Në Khabarovsk, rreth 12 mijë njerëz kanë dalë në rrugë për të mbështetur kryeministrin aktual, i cili kandidon për rizgjedhje në postin e presidentit.

Mijëra të tjerë janë tubuar në Ikutsk, ashtu si edhe në Gorno-Alltaisk e Novosiberisk.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi pritet të zhvillohen më 4 mars.

Putini ka shërbyer dy mandate presidenciale, nga viti 2000 deri më 2008, kur në krye të shtetit është zgjedhur Dimitri Medvedev.
XS
SM
MD
LG