Ndërlidhjet

logo-print

Kina mbështet referendumin në Siri


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad.

Kina ka bërë të ditur se mbështet planet e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, për referendumin që “do t’i jepte fund dhunës në vendin e tij”. Këtë zotim e ka bërë zëvendësministri i Jashtëm kinez, Zhai Jun, i cili njëherësh është edhe i dëguar special i Kinës për “zgjidhjen e krizës në Siri”.

“Shpresojmë se referendumi për kushtetutën dhe zgjedhjet paralamnetare do të zhvillohet në mënyrë të pandërprerë”, ka thënë Zhai pas takimit me Asadin në Damask.

Kreu sirian ka urdhëruar organizimin e referendumit për kushtetutën e re, që do të mbahej më 26 shkurt. Draft-dokumenti, megjithatë, përmban një klauzolë që e përshkruan partinë e Asadit, Baath, si “udhëheqëse të kombit dhe të shoqërisë”.

Referendumi i planifikuar është cilësuar si mashtrim nga opozita, e cila thotë se qeveria do të dirigjojë rezultatet.

Zhai po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Siri të ndalojnë dhunën, duke thënë se Pekini është “ekstremisht i shqetësuar” për përshkallëzimin e krizës.

Protestat anti-qeveritare kanë përfshirë Sirinë që nga marsi i vitit të kaluar dhe, deri më tash, kanë rezultuar me mijëra të vrarë.
XS
SM
MD
LG