Ndërlidhjet

logo-print

Karzai takon klerikun taliban


Presidenti afgan, Hamid Karzai - foto arkivi

Presidenti afgan, Hamid Karzai - foto arkivi

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, është takuar në Pakistan me Maulana Hakun, klerikun që ka lidhje me kryengritësit talibanë, të cilët luftojnë kundër Qeverisë afgane.

AP citon Hakun të ketë thënë se do të ndihmojë në “kauzën fisnike” të procesit paqësor, në kohën kur të bëhet e qartë se çfarë do Karzai nga talibanët.

Ndihmësi i një tjetër kleriku të linjës së ashpër islamike, Kazi Husein Ahmad, është takuar po ashtu me udhëheqësin afgan.

Këto thuhet të jenë takimet e para publike të një zyrtari afgan me anëtarët e rrjetit taliban në Pakistan.
XS
SM
MD
LG