Ndërlidhjet

Ivanov kërkon pranimin e Maqedonisë në NATO


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov - foto arkiv

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov - foto arkiv

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka kërkuar nga vendet anëtare të NATO-s të mbështesin kandidaturën e vendit të tij për anëtarësim në Aleancën Veri-atlantike nën emrin e përkohshëm: Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM).

Në letrën që ka siguruar AP, Ivanov kërkon mbështetjen e NATO-së në samitin e ardhshëm të këtij mekanizmi që do të zhvillohet në Çikago.

Ivanov ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në dhjetorin e vitit të kaluar, ka vendosur se Greqia nuk ka pasur të drejtë kur ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për t’iu bashkuar NATO-s në vitin 2008, duke përdorur si arsye kontestin rreth emrit.

Marrëveshja dypalëshe e vitit 1995 parasheh qe Greqia të mos e bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare përderisa ajo përdor emrin IRJM.

Emri i Maqedonisë thuhet se përkon me emërimin e një territori në Greqinë veriore.

Bisedimet për zgjidhje të këtij kontesti vazhdojnë ende, nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG