Ndërlidhjet

KFOR-i largon barrikadën e fundit në Jarinë


Ilustrim me pamje arkivore në Jarinë

Ilustrim me pamje arkivore në Jarinë

Trupat e misionit të NATO-s në Kosovë kanë larguar barrikadën e fundit rrugore në pikën kufitare 1 në Jarinë, duke rikthyer mundësinë për qarkullim përmes kësaj pike. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në pikën kufitare 31 në Bërnjak, ku rruga është pastruar gjithashtu nga dëbora dhe tani është e lirë për qarkullim.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, i tha Radios Evropa e Lirë se largimi i barrikadave është bërë pa shkaktuar ndonjë incident apo tubim kundërshtues të banorëve serbë, siç kishte ndodhur në të kaluarën.

Megjithatë, ai tha se në veri të Kosovës mbesin ende dy barrikada rrugore.

“Me sa di kanë mbetur edhe dy barrikada; kjo vlen për urën jugore të Mitrovicës dhe Rudarën; përndryshe, nuk ka më barrikada”, njoftoi ai.

Dhjetëra barrikada rrugore ishin vendosur në veri të Kosovës nga serbët protestues pas aksionit policor të autoriteteve kosovare, të zbatuar më 25 korrik të vitit të kaluar, me qëllim rimarrjen e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.
XS
SM
MD
LG