Ndërlidhjet

Familjarë dhe miq mblidhen në varrimin e Hjustonit


Këngëtarja Uitni Hjuston, 2008.
Këngëtarja Uitni Hjuston, 2008.
Makina që transportonte kufomën e këngëtares tashmë të ndjerë, Uitni Hjuston, ka arritur në kishën e Nju Xhërsit, ku edhe po zhvillohet ceremonia e varrimit të saj.

Rreth 1,500 persona mësohet të jenë ftuar në shërbimin e së shtunës në kishën baptiste “Shpresa e Re”, ku Hjuston ka kënduar si fëmijë.

Ylli i muzikës ka ndërruar jetë më 11 shkurt në një hotel të Beverlli Hillsit, një ditë para ndarjes së çmimeve Grammy. Shkaku i vdekjes mbetet ende i panjohur, ndërsa rezultatet e autopsisë mund të mos bëhen publike deri në tetë javë.

Hjuston ka arritur kulmin e famës me hitet: “I’m every woman” dhe “I will always love you”.

Ajo ka luftuar një kohë të gjatë me varësinë nga droga.
XS
SM
MD
LG