Ndërlidhjet

Funerali i ikonës së popit, Uitni Hjuston, është mbajtur të shtunën mbrëma në një kishë të Nju Xhërsit. Rreth 1,500 njerëz ishin ftuar për të ndjekur shërbimin në kishën baptiste “Shpresa e Re”, ku Hjuston kishte kënduar si fëmijë.

Këngëtarja është gjetur e vdekur në vaskë në një hotel të Llos Angjellesit, një ditë para ndarjes së çmimeve Grammy. Ajo ishte 48 vjeçe, ndërsa shkaku i vdekjes nuk dihet.

Miq dhe kolegë kanë kënduar e folur në funeralin e saj që ka zgjatur disa orë. Hjuston ka arritur kulmin e famës me hitet botërore si: “I’m every woman” dhe “I will always love you”.

Ajo ka lënë pas një karrierë afro 30-vjeçare. Vitet e fundit ka vuajtur nga varësia me drogën.
XS
SM
MD
LG