Ndërlidhjet

logo-print

Koreja e Veriut kërcënon Jugun


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të sulmojë Korenë e Jugut, të cilën e akuzon për planifikim të stërvitjeve me artileri pranë kufirit të tyre të diskutueshëm detar.

Ushtria verikoreane ka thënë se Jugu ka planifikuar të nisë stërvitjet nga e hëna në pesë ishuj të bregdetit perëndimor.

Në deklaratën e saj thuhet se “stërvitjet janë një provokim i pamatur ushtarak" dhe se Veriu do të realizojë “sulme të pamëshirshme” nëse zbatohet plani.

Veriu ka paralajmëruar banorët që jetojnë në ishuj të evakuohen para se të nisin stërvitjet.

Koreja e Jugut kryen rregullisht stërvitje nga ishujt, por nuk është e qartë nëse të tilla do të nisnin edhe të hënën.

Një stërvitje në vitin 2010 ka nxitur Korenë e Veriut të bombardojë me artileri, duke vrarë katër jugkoreanë.
XS
SM
MD
LG