Ndërlidhjet

Obama i uron ditëlindjen Muhamed Alisë


Presidenti amerikan, Barak Obama.
Presidenti amerikan, Barak Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka përgëzuar bokserin e të gjitha kohërave, Muhamed Ali, në festën e tij të ditëlindjes, e cila u ndoq nga njerëz të famshëm të botës.

“Gëzuar ditëlindjen kampion”, i ka thënë Obama Alisë përmes video-mesazhit. “Si boksier, ju keni qenë spektakolar. Ju keni tronditur botën dhe e keni frymëzuar atë. Ju po e bëni një gjë të tillë edhe pas shumë titujsh legjendarë”, ka thënë Obama.

Rreth 2,000 persona kanë ndjekur mbrëmjen gala, për të festuar ditëlindjen e Muhamed Alisë dhe për të gjeneruar miliona dollarë për “hulumtimin e tij të trurit”, një mision ky që nga familja konsiderohet tejet i rëndëishëm për luftën afro 30-vjeçare të Alisë me sëmundjen e Parkinsonit.

Muhamed Ali ka mbushur 70 vjet muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG