Ndërlidhjet

Egjipti tërheq ambasadorin nga Siria


Pamje nga dhuna në Siri.
Pamje nga dhuna në Siri.
Egjipti ka tërhequr ambasadorin e tij nga Siria, si pjesë e presionit të qeverisë ushtarake ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Vendimi është marrë nga ministri i Jashtëm, Muhamed Amer, pas takimit me ambasadorin e Egjiptit në Damask, i cili aktualisht ndodhet në Kajro.

Ministria e Jashtme ka thënë se ambasadori do të mbetet në Kajro deri në njoftimin e radhës.

Regjimi sirian po ushtron dhunë vdekjeprurëse ndaj protestuesve që kërkojnë rrëzimin e tij që në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG