Ndërlidhjet

logo-print

Irani ndalon naftën për Francën dhe Britaninë


Rafineritë e naftës në jug të Teheranit.

Rafineritë e naftës në jug të Teheranit.

Ministria iraniane e Naftës ka bërë të ditur se Teherani ka ndërprerë shitjen e naftës për Britaninë dhe Francën.

Zëdhënësi i saj, Ali Reza Harbar, tha se “shitjet e naftës për kompanitë britanike dhe franceze kanë pushuar”, duke shtuar se Irani do të shesë naftë për klientë të tjerë.

Irani ka kërcënuar për javë të tëra se do të ndalojë eksportin e naftës në Evropë, pasi Bashkimi Evropian ka thënë se do të ndërpresë importimin e naftës së papërpunuar iraniane nga 1 korriku, për shkak të programit të tij bërthamor.

Irani i hedh poshtë pretendimet e Perëndimit se aktiviteti i tij atomik ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore.

Republika Islamike eksporton rreth 20 për qind të naftës së saj në bllokun evropian, por ekspertët thonë se vendimi i së dielës nuk pritet të ketë ndikim të madh.

Franca, vitin e kaluar, ka blerë vetëm 3% të naftës së saj nga Irani, ndërsa Britania besohet se nuk importon më nga ky vend.
XS
SM
MD
LG