Ndërlidhjet

Bërns e quan Kroacinë "model të rajonit"


Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns, po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb, ku edhe është takuar me ministren e Jashtme kroate, Vesna Pusiq.

Pas takimit, Bërns ka deklaruar se Qeveria amerikane do të bëjë gjithçka për t’i hequr vizat me SHBA-në Kroacisë, e cila, sipas tij, “ka shënuar përparim të dukshëm dhe është bërë model për vendet e tjera të rajonit”.

Diplomati amerikan i ka cilësuar si jashtëzakonisht të fuqishme marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Zagrebit, ndërsa ka falënderuar Kroacinë për pjesëmarrje në forcat e armatosura të Kombeve të Bashkuara, në Afganistan dhe në Kosovë.

Bërns takon sot edhe presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Zagrebi ishte ndalesa e tij e radhës në kuadër të turneut rajonal, që ka përfshirë Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.
XS
SM
MD
LG