Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vdekjeprurës në Bagdad


Ilustrim me pamje arkivore nga Bagdadi.

Ilustrim me pamje arkivore nga Bagdadi.

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës pranë akademisë trajnuese të policisë në Bagdad.

Autoritetet e rendit thonë se sulmuesi është stacionuar jashtë institucionit në veri të kryeqytetit, ku ndodhet edhe një numër ndërtesash qeveritare.

Në kohën kur turma e rekrutëve ka dalë nga kompleksi, bombarduesi mësohet t’i ketë shpërthyer eksplozivët.

Sulmi i së dielës ishte më vdekjeprurësi në kryeqytetin irakian në afro një muaj. Ai pason edhe tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, në dhjetorin e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG