Ndërlidhjet

Stefanoviq refuzon modelin e Thaçit


Kreu i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq - foto arkivi.
Kreu i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq - foto arkivi.
Kreu i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se për Beogradin është e papranueshme çdo zgjidhje për përfaqësimin rajonal të Prishtinës, e cila përmend Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetje për modelin, sipas të cilit, Kosova, në nismat rajonale, do të përfaqësohej me Deklaratën e Pavarësisë, opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë dhe me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Stefanoviq ka konfirmuar për mediat serbe se ekipi i tij do të ndodhet të martën në Bruksel për vazhdimin e dialogut, duke shtuar se për Beogradin është e pranueshme zgjidhja ku përmendet "Rezoluta 1244 e OKB-së, mendimi këshillëdhënës i GJND-së, por jo edhe Deklarata për Pavarësinë e Kosovës".

Kjo e fundit, sipas Stefanoviqit, paraqet përpjekje "për të legjitimuar pavarësinë e Kosovës".

Mosmarrëveshjet rreth përfaqësimit rajonal të Prishtinës, që buronin nga insistimi i Kosovës në shtetësi dhe i Serbisë në Rezolutën 1244, kanë shkaktuar ndërprerjen e dialogut teknik mes dy palëve.
XS
SM
MD
LG