Ndërlidhjet

Moska minimizon rezultatet e referendumit


Gjatë votimit në Riga, Letoni, 18 shkurt 2012.
Gjatë votimit në Riga, Letoni, 18 shkurt 2012.
Rezultatet pothuajse komplete të referendumit të Letonisë tregojnë se 75 për qind e votuesve kanë kundërshtuar planin për ndryshimin e Kushtetutës dhe futjen e rusishtes si gjuhë të dytë zyrtare në vend.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në referendum kanë marrë pjesë 70 për qind e qytetarëve, duke e bërë organizimin e së shtunës referendumin më të popullarizuar në Letoni.

Fushata e organizuar nga anëtarë të komunitetit rus në Letoni ka mbledhur 25 për qind të votave.

Kremlini, i cili paraqitet si mbrojtësi i vetëm i popullsisë rusisht-folëse në shtetet baltike të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, i ka minimizuar rezultatet e referendumit.

Moska ka thënë se nuk i sheh ato si pasqyrim të drejtë të ndjenjave të njerëzve në shtetin baltik.
XS
SM
MD
LG