Ndërlidhjet

logo-print

Protesta masive kundër reformave në Spanjë


Spanjë - foto arkivi

Spanjë - foto arkivi

Qindra-mijëra njerëz kanë protestuar anembanë Spanjës kundër reformave të reja në tregun e punës, për të cilat druajnë se do të dëmtojnë të drejtat e punëtorëve.

Sindikatat kryesore të tregtisë kanë organizuar marshe në 57 qytete, duke filluar nga Kordoba paradite për të përfunduar në mbrëmje në Toledo dhe Valencia.

Organizatorët thonë se rreth gjysmë milioni njerëz janë mbledhur në Madrid, ndonëse nuk ka pasur konfirmim zyrtar.

Spanja ka normën më të lartë të papunësisë në mesin e vendeve të zhvilluara, që në përqindje kap shifrën 23.

Qeveria shpreson se reformat e reja të punës do të nxisin punëdhënësit për të punësuar njerëz, ndërsa protestuesit thonë se ato do t’ua bënë më të lehtë kompanive që të pushojnë punëtorë nga puna.
XS
SM
MD
LG