Ndërlidhjet

Partitë gjermane pajtohen për presidentin e ri


Presidenti i deritashëm Kristian Vulf dhe i nominuari për president të Gjermanisë, Joakim Gauk, Gjermani, qershor, 2010,
Presidenti i deritashëm Kristian Vulf dhe i nominuari për president të Gjermanisë, Joakim Gauk, Gjermani, qershor, 2010,
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë të dielën në mbrëmje se koalicioni i saj dhe opozita janë pajtuar që të nominojnë aktivistin për të drejtat e njeriut të Gejrmanisë Lindore Joakim Gauk për president të ardhshëm të vendit, pasi që presidenti i deritashëm, Kristian Vulf dha dorëheqje të premten pas dyshimevee të ngritura për korrupsion.

Gauk, 72 vjeçar, është ish pastor protestant i Gjermanisë Lindore, i cili ka mbikëqyrur arkivat e policisë sekrete Stasi pas rënies së murit të Berlinit.

Merkel ka premtuar që këtë herë do të kërkojë president konsensual, por është përballë më zgjedhje të vështirë, kur njëra nga partitë në koalicionin qeverisës- Demokratët e Lirë- iu bashkua social-demokrarëve të opozitës dhe të gjelbërve në mbështetjen e Gaukut.

Vulf është akuzuar për afera korruptive, ndërsa ishte kryeministër i Saksonisë së Ulët, para vitit 2010.
XS
SM
MD
LG