Ndërlidhjet

Rusia planifikon rreth 800 miliardë USD për ushtrinë


Marina ruse

Marina ruse

Kryeministri rus, Vladimir Putin, që është kandidati kryesor për president në zgjedhje e 4 marsit në Rusi, ka thënë se Rusia do të shpenzojë rreth 800 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për ushtrinë.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për gazetën “Rosiskaja Gazeta”.

“Është e qartë se nuk mund ta forcojmë pozicionin ndërkombëtar, ta zhvillojmë ekonominë dhe instituticonet demokratike, po që se nuk jemi në gjendje ta mbrojmë Rusinë”, ka thënë Putin.

Për këtë arsyse, ai ka theksuar se në 10 vjetët e ardhshëm 770 miliardë dollarë do të shpenzohen në ushtrinë ruse, pjesë nga të cilat do të përdoren për ndërtimin e më shumë se 400 raketave ndërkontinentale balistike, rreth 100 satelitëve ushtarakë, luftanijeve dhe aeroplanëve të rinj luftarakë.

Putini ka komentuar edhe mburojën antiraketore të SHBA-së dhe aleatvë të saj që po e vendosin në Evropë, me gjithë kundërshtimet e Rusisë, duke thënë se Rusia “ka një përgjigje “efektive dhe asimetrike” për sistemin.
XS
SM
MD
LG