Ndërlidhjet

Takim i eurozonës për Greqinë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Ministrat e financave të eurozonës takohen sot në Bruksel për të biseduar për pakon e shpëtimit prej 130 miliardë eurosh për Greqinë.

Pakoja ka për qëllim që të pengojë falimentimin e Greqisë për shkak të pamundësisë pë të paguar borxhet.

Një falimentim i tillë do të sillte pasoja për monedhën euro si dhe për ekonominë globale.

Athina ka pranuar masat shtrënguese të kursimit që janë kundërshtuar në masë të madhe nga grekët, si parakusht për kredinë.

Gjermania dëshiron që Greqia të japë garanci shtesë, për t’u siguruar se Athina do t’i paguajë borxhet, edhe në rast të ndryshimit të qeverisë.

Kritikët thonë se kjo kërkesë do të jetë një ndërhyrje e paprecedentë në çështjet sovrane fiskale të një shteti.
XS
SM
MD
LG