Ndërlidhjet

Kontesti i emrit, Nimic viziton Maqedoninë


Metju Nimic
Metju Nimic
I dërguari i OKB-së në kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Metju Nimic arrin sot për një vizitë dyditëshe në Maqedoni.

Mediat maqedonase njoftojnë se ai do të takohet me presidentin maqedonas Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikola Gruevski dhe ministrin e jashtëm Nikola Poposki.

Temë diskutimi do të jetë mënyra e zgjidhjes së kontestit të emrit.

Disa ditë më parë, Gruevski tha se vizita e Nimicit në rajon është pozitive, por sipas tij, Athina nuk dëshiron zgjidhje.
XS
SM
MD
LG