Ndërlidhjet

Asanzhe në episodin e 500-të të serialit "The Simpsons"


Xhulian Asanzhe

Xhulian Asanzhe

Seriali i animuar, i njohur gjithandej në botë “The Simpsons” ka shënuar transmetimin e episodit të 500-të të tij.

Episodi i shfaqur të shtunën mbrëma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati si mysafir themeluesin kontravers të Wikileaks-it Xhukian Asanzhe.

Producentët e “The Simpsons” thanë se Asanzhe- që ndodhet nën arrest shtëpiak në Britani duke luftuar ndaj ekstradimit në Suedi ku kërkohet nën akuzat për krime seksuale- e ka regjistruar zërin e tij për episodin në fjalë përmes telefonit.

Asanzhe është dënuar nga qeveria amerikane se ka publikuar mijëra kabllo diplomatike amerikane dhe mesazhe ushtarake përmes uebstajit Wikileaks.

Asanzhe iu bashkohet super yjeve të popullarizuar si Majkëll Xhekson, Elizabet Tejlor, themeluesit të “Playboy”-it, Hju Hefner dhe ish kryeministrit britanik Toni Bler zëri i të cilëve po ashtu është përdorur në episodët e serialit të njohur.
XS
SM
MD
LG