Ndërlidhjet

Vriten tre ushtarë italianë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Ministria italiane e Mbrojtjes tha se tre ushtarë të NATO-s janë mbytur në Afganistan në aksident rrugor.

Zyrtarët thanë se automjeti i tyre është rrotulluar, ku edhe kanë gjetur vdekjen, ndërsa po kalonin një lum në provincën Herat.

Ministria e Mbrojtjes tha se ata po përpiqeshin që të shpëtonin një njësi tjetër “që ishte bllokuar për shkak të kushteve të vështira të motit”.

Raportohet për një ushtar tjetër të lënduar.

Italia ka 3800 ushtarë në Afganistan si pjesë e misionit të NATO-s.

Deri më tash 47 ushtarë italianë ose janë vrarë, ose janë mbytur në aksidente në këtë vend.
XS
SM
MD
LG